Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zbulim në Parkun e Amantias në Vlorë, del në dritë muri rrethues i qytetit antik
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, në Vlorë arkeologët kanë zbuluar një element të panjohur më parë: murin rrethues të qytetit të poshtëm të Amantias, i cili mendohet se është ndërtuar në shek. III para Krishtit dhe shkatërruar në shek. VI pas Krishtit. Ky element i ri hedh dritë mbi organizimin urbanistik dhe publik të qytetit ilir. Drejtoria rajonale e kulturës kombëtare Vlorë njoftoi këtë të enjte se përveç këtij zbulimi, u realizuan edhe ndërhyrje restauruese të domosdoshme, për mbrojtjen e varreve monumentale, si dhe punime të tjera konservuese, mbi monumentet e evidentuara vitet e fundit, të cilat cenoheshin nga ngricat apo shiu. Zbulimet e reja arkeologjike, si muri rrethues i qytetit të poshtëm të Amantias dhe elementë të tjerë të organizimit urbanistik, së bashku me...