“Më mori 6300 euro, thoshte se njihte drejtuesit në disa institucione”, arrestohet për mashtrim 54-vjeçari në Korçë

“Më mori 6300 euro, thoshte se njihte drejtuesit në disa institucione”, arrestohet për mashtrim 54-vjeçari në Korçë

Një 54-vjeçar në Korçë ka rënë në pranga pasi me anë të mashtrimit I ka marrë 6300 euro një 53-vjeçari. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Ilir Zisko i ka marrë disa herë para 53-vjeçarit, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të institucioneve shtetërore. Shuma e parave dyshohet se i është marrë nga 54-vjeçarit gjatë 4 muajve. Njoftimi i policisë   Korç I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve...