Utah bën historinë: ndalon për herë të parë shtimin e fluoridit në ujin e pijshëm

Utah bën historinë: ndalon për herë të parë shtimin e fluoridit në ujin e pijshëm

Shteti amerikan i Utah është i pari në SHBA që vendos t’i japë fund praktikës së dekadave – shtimit të fluoridit në ujin e pijshëm. Ky vendim ka ndezur debate të mëdha në mjekësi, shëndet publik dhe opinionin e gjerë. Pro argumentojnë se fluoridi ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Por kundërshtarët thonë se ekspozimi i vazhdueshëm mund të ketë pasoja të rrezikshme për shëndetin e trurit dhe sistemin nervor. Vendimi i Utah po shihet nga disa si hap drejt “çlirimit” nga një substancë që për shumë vite ka qenë e detyrueshme pa pyetur qytetarët. Ky precedent mund të hapë rrugën për shtete të tjera që të ndjekin shembullin dhe të rishikojnë me kujdes se çfarë po i shtohet ujit që pimë çdo ditë.