Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I arrestuari për rrëmbimin e 19-vjeçarit në Sarandë/ Autori emër i njohur për drejtësinë dhe me precedentë të rrezikshëm kriminalë
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 24 shtator në fshatin Metoq të Sarandës, ku një 19-vjeçar u mor me forcë në një automjet dhe u mbajt kundër vullnetit të tij për një kohë të shkurtër. Autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është identifikuar si Geraldo Obzova, 33 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, i cili tashmë ndodhet në pranga, ndërsa përballë drejtësisë do të përballet me akuzën “Heqje e paligjshme e lirisë”. Por kjo nuk është hera e parë që Obzova bie në kontakt me ligjin. Burime nga Policia e Sarandës bëjnë me dije se ai është një emër i njohur për uniformat blu dhe konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pavarësisht se viktima, një 19-vjeçar,...