Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U mor peng për disa minuta, 19-vjeçari jep deklarim të rremë në polici, arrestohet autori
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Sarandës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Metoq, ku iu hoq liria për disa minuta një 19-vjeçari. Francesko Mani, personi që u mbajt në makinë nga një 33-vjeçar, gjatë dëshmisë së tij, ka mohuar ngjarjen, duke mos e pranuar që ishte marrë forcërisht. Por grupi hetimor ka zbuluar se në fakt pengmarrja ka ndodhur, pas një konflikti për motive të dobëta mes Manit dhe autorit 33-vjeçar Geraldo Obzova, i cili u vu në pranga. NJOFTIMI I POLICISË I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte...