Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
EMRAT/ Vdekja e minatorit në Bulqizë, 2 të arrestuar, e pëson edhe drejtuesi
Foto ilustruese BULQIZË- 50-vjeçari Kujtim Dangri humbi jetën mesditën e djeshme në një galeri minerare në zonën D të Bulqizës, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor gjatë punës në galeri. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar dy persona dhe ka proceduar një tjetër. Në pranga ranë dy punonjës të stafit teknik, Gasper Kola 47-vjeç, me detyrë brigadier, dhe Behar Cami 62-vjeç, me detyrë teknik teknik. Ndërkohë Remzi Pupli 67-vjeç, drejtuesi teknik i subjektit u procedua penalisht në gjendje të lirë. Nga hetimet, rezulton se 3 të akuzuarit nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë. Njoftimi: Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në punë, në subjektin minerar ku humbi jetën dje shtetasi K. D., arrestohen 2 punonjës të...