“Gjurma e gishtit”/ Shkatërrohen 3 banda që mbushnin me drogë Italinë dhe Zvicrën, njëra drejtohej nga fieraku Hoxha

“Gjurma e gishtit”/ Shkatërrohen 3 banda që mbushnin me drogë Italinë dhe Zvicrën, njëra drejtohej nga fieraku Hoxha

Foto ilustruese ITALI- Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar nga karabinierët në Itali, ku janë goditur 3 grupe që operonin në trafikun e drogës. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zgjati nga viti 2020 deri në vitin 2023, çoi në lëshimin e 12 urdhrave të paraburgimit dhe 20 kontrolleve, aksion për të cilin dje edhe Policia e Shtetit publikoi informacionet e operacionit “Fingerprint” (Gjurma e gishtit). Në Portëz të Fierit u kap një nga anëtarët e organizatës, i kërkuar nga Italia si pjesë e dosjes. Ai është Edi Hoxha, allias Edison Hoxha, 41 vjeç, i cili dyshohet se drejtonte njërin prej grupeve më të rëndësishme. Në mesin e personave që janë vënë në pranga është edhe një grua, ndërsa...