Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
AAPSK në Workshopin e BAMIN, Xhaja: Zgjerojmë nismat për ripërdorim social të pasurive të krimit
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshopin rajonal të organizuar nga Rrjeti i Agjencive të Menaxhimit të Aseteve në Ballkan (BAMIN), në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit EU4FAST.Takimi me temë “Planifikimi për Menaxhimin Efektiv të Aseteve: Konsiderata përpara sekuestrimit” mblodhi përfaqësues nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende të tjera anëtare e vëzhguese të BAMIN, për të shkëmbyer praktikat më të mira mbi planifikimin para sekuestrimit të pasurive, si një hap thelbësor për ruajtjen e vlerës së tyre deri në dispozicionin final.Në fjalën e saj, znj. Xhaja prezantoi progresin e Shqipërisë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, duke theksuar veçanërisht ripërdorimin social të tyre si një praktikë tashmë të...