Burimi:
Tesheshi.com

Foto © Tesheshi.com
Keqardhje ekonomike greke për fqinjin e saj: Ah të ishim si Turqia!
Turqia nuk është vetëm një “lojtar i madh”, por sot është një superfuqi e vërtetë në industrinë automobilistike të rajonit më të gjerë, me prodhim që furnizon Evropën, Lindjen e Afërt dhe Afrikën e Veriut, shkruan kështu Protothema, me thirrjen që Greqia duhet të mësojë nga fqinji i saj dhe të ndjekë të njëjtin model. Sekreti i suksesit nuk është një fabrikë e vetme apo një markë kombëtare, por një ekosistem i plotë: dhjetëra linja montimi, një zinxhir i thellë furnizimi, një strategji eksporti dhe një kuadër investimesh vazhdimisht miqësor. Në thelb të kësaj dinamike është rrjeti i prodhuesve kryesorë. Sot, 15 prodhues të mëdhenj operojnë në Turqi me prodhim në 18 njësi fabrikash, nga Bursa dhe Kocaeli në Sakarya, Ankara, Adana dhe Izmir. Makina...