Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

Gjykata e Lartë cakton datën për zgjedhjen e anëtarit të ri të Kushtetueses

Gjykata e Lartë njofton se mbledhja e posaçme e trupës gjyqësore për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të zhvillohet më 30 Shtator, në orën 09:00, në ambientet e institucionit. Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Asim Vokshi, Naureda Llagami dhe Florian Ballhysa. Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me votim nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, dhe fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Anëtari i ri do të pasojë në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj, mandati i së cilës ka përfunduar në muajin Mars. Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë, procesi ka nisur pas depozitimit më 23 Shtator 2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin...