Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori i dyshuar, zbardhet dinamika e ngjarjes
Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Valbon Beqirit, 51 vjeç, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kaluar në një banesë në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ngjarja ka ndodhur në banesën e hallës së viktimës, e cila dyshohet se përdorej si vend ku shpërndahej dhe konsumohej lëndë narkotike nga persona të ndryshëm, përfshirë edhe viktimën.Lexo edhe :Related Posts Gazetari i Vizion Plus, Aleks Kalemasi, raporton se mbrëmë, nën efektin e drogës, ka nisur një konflikt mes Beqirit dhe një personi tjetër. Përplasja mes tyre ka përfunduar tragjikisht, me vrasjen e 51-vjeçarit. Që mbrëmjen e djeshme, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është identifikuar si autor i dyshuar i krimit. Drejtoria...