Seanca  në GJKKO, Këlliçi: U qëndroj akuzave për 5D, kanë përfituar 25 milionë dollarë!

Seanca në GJKKO, Këlliçi: U qëndroj akuzave për 5D, kanë përfituar 25 milionë dollarë!

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme gjyqi për dosjen 5D, ku po hetohen ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës për një sërë akuzash. Në dëshminë e tij për togat e zeza të GJKKO, ku është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje, ligjvënësi demokrat Belind Këlliçi, është shprehur se u qëndron akuzave të tij për 5D, duke shtuar se ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë kanë përfituar nga skema korruptive, 25 milionë dollarë. ‘Të gjithë informacionin e kam marrë në shkurt - mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Po të më jepni kohë rikthehem dhe ju them gjithçka që disponoj. Nuk kam pasur dijeni mbi pyetjet që do bëhen, dhe jam gati t’i shqyrtoj dhe të kthehem t’i deklaroj. Kam dhënë dëshmi në...