Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri, Antimafia jep detajet: Tre celula me në krye shqiptarët, gjurma e gishtit i tradhtoi
Një gjurmë gishtash e lënë në vendin e ngjarjes i lejoi Karabinierëve të Kompanisë Borgo San Lorenzo të shkatërronin një rrjet të gjerë ndërkombëtar të trafikimit të drogës. Operacioni, i koordinuar nga Drejtoria Anti-Mafia e Qarkut të Firences (DDA) dhe që zgjati nga viti 2020 deri në vitin 2023, çoi në lëshimin e 12 urdhrave të paraburgimit dhe 20 kontrolleve, aksion për të cilin dje edhe Policia e Shtetit publikoi informacionet e operacionit “Fingerprint” (Gjurma e gishtit). Në Portëz të Fierit u kap një nga anëtarët e organizatës, i kërkuar nga Italia si pjesë e dosjes. Ai është Edi Hoxha, allias Edison Hoxha, 41 vjeç. Media italiane ka publikuar edhe detaje nga operacioni në vendin fqinj dhe hetimet e kryera. Mes të arrestuarve edhe një grua, teksa...