Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“280 mijë doza vaksine në Shqipëri”, specialistja e ISHP apel qytetarëve: Nga gripi mund të vdesësh
Prej 10 vjetësh në vendin tonë kryhet vaksinimi i gripit sezonal dhe nga viti në vit shtohet numri i të vaksinuarve. Specialistja e ISHP-së Rovena Daja bëri të ditur në “Dita Jonë” se këtë vit kanë ardhur 280 mijë doza, teksa shpjegoi edhe sesi mund të rezervohet një orar në e-albania. Sipas saj mosha më e rekomanduar për t’u vaksinuar është nga 60 vjeç e sipër. “Zyrtarisht vaksinimi ka filluar të hënën. Kanë ardhur 280 mijë doza çdo individ që dëshiron të vaksinohet mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore. Të futen në e-albania për të bërë rezervim dhe të përcaktojnë qendrën shëndetësore, qytetin edhe orarin. Moshat mbi 60 vjeç nuk lënë orar. Ne nuk kthejmë mbrapsht asnjë person që shkon të bëjë vaksinën e gripit...