Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Një takim miqsh dhe bisedat në celular / Kapet vrasësi i 51-vjeçarit, si ndodhi krimi në Durrës
Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e Valbon (Marko) Beqirajt në Durrës, të mërkurën mbrëma, 24 shtator. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se arrestimi u mundësua falë një hetimi të shpejtë dhe të koordinuar, i ndihmuar nga informacioni i marrë nga celulari i viktimës dhe dëshmitë e banorëve të pallatit, të cilët panë persona që hynin e dilnin nga banesa ku ndodhi krimi. Ngjarja ndodhi në banesën e kushërirës së viktimës, ku ai kishte ftuar miq dhe shokë, dhe ku sipas policisë konsumohej edhe lëndë narkotike. Sherri mes viktimës dhe një prej të ftuarve u përshkallëzua, duke çuar në vrasjen e tij. Policia ka kryer disa shoqërime, përfshirë edhe autorin e krimit, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për...