Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Ndërtimi i landfillit në Kukës’, banorët e fshatit: Ky projekt është vendosur pa miratimin tonë, na rrezikohet jeta
Banorët e fshatit Përbreg në Kukës janë kundër ndërtimit të landfillit në zonën e tyre, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë realizimin e projektit që sipas tyre rrezikon mjedisin dhe jetesën e përditshme. Sipas tyre, vendimi është marrë pa konsultim publik dhe përfaqëson një rrezik të drejtpërdrejtë për tokat, ujërat dhe ajrin që ata përdorin për jetesën e përditshme. Banorët thonë se janë të vendosur të mos lejojnë zbatimin e projektit dhe kanë paralajmëruar se do të përdorin çdo mjet ligjor për ta ndalur. Kryeplaku i fshatit, Hamit Dida, shprehet se komuniteti nuk është kundër zhvillimit, por kërkon transparencë dhe një vendimmarrje të drejtë. “Ky projekt është vendosur pa dijeninë dhe miratimin tonë. Është një vendim që nuk merr parasysh interesin e banorëve dhe...