U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit/ Viktima baba i një djali

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit/ Viktima baba i një djali

I dhunuar dhe me plagë të shumta në trup, kështu u gjet viktima në Durrës mbrëmjen e djeshme, teksa burime për TCH thonë se një person i dyshuar për krimin është dorëzuar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 51-vjeçarit. Policia dhe Prokuroria në Durrës po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 12 të qytetit. Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali. Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe...