Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot seanca paraprake për dosjen ‘Meta’, Irena Gjoka vendos për ‘fatin’ e ish-presidentit
TIRANË- GJKKO do të mbajë seancën e parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Kryemadhi dhe tre të tjerët që janë marrë të pandehur nga SPAK, sot në orën 11:00. SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin, nënën e saj Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ajo ka në dorë të përcaktojë nëse do ta kalojë dosjen për gjykim, do ta kthejë sërish në SPAK ose të pushojë hetimet. Gjyqtarja Gjoka ka qenë gjithashtu gjyqtare paraprake në dosjen Partizani, ndërsa vazhdimisht ka qenë e sulmuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili edhe me disa kërkesa zyrtare ka kërkuar largimin e saj nga çështja, për konflikt interesi. Në seancën e 19 shtatorit, vetë Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja...