Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sërish alarm në Danimarkë! Dronët misterioz mbyllin aeroportin e Aalborgut, përdoret dhe nga ushtria
Mbyllet aeroporti ne danimarke DANIMARKË- Aeroporti i Aalborgut në Danimarkë u mbyll përkohësisht pas shfaqjes së dronëve në hapësirën ajrore, vetëm dy ditë pas alarmit në aeroportin kryesor të vendit në Kopenhagen. Policia daneze tha se dronët e Aalborgut kishin një model të ngjashëm me ata që kishin ndalur fluturimet në Kopenhagen për katër orë të hënën, 22 shtator. Incidenti ndikoi edhe në forcat e armatosura, pasi aeroporti i Aalborgut përdoret si bazë ushtarake. Autoritetet daneze kishin paralajmëruar më parë se ngjarja në Kopenhagen ishte sulmi më serioz ndaj infrastrukturës kritike të vendit dhe e lidhën atë me një seri dyshimesh për ndërhyrje me dronë rusë dhe përplasje të tjera nëpër Evropë. Ngjarje të ngjashme ndodhën edhe në Oslo të Norvegjisë, ku hapësira ajrore u mbyll për...