Vrasja misterioze në Durrës, policia: Në trupin e 51 vjeçarit kishte shenja dhune, autori ende në arrati

Vrasja misterioze në Durrës, policia: Në trupin e 51 vjeçarit kishte shenja dhune, autori ende në arrati

Viktima-pamje nga vendngjarja DURRËS- Personi në foto ështën 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar në banesën e tij në lagjen nr. 12, Durrës, mbrëmjen e djeshme.  Valbon Beqiraj Blutë e Durrësit bëjnë me dije se nga eskpertiza paraprake mjekoligjore, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës. Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa policia ende nuk ka një autor të krimit të rëndë. Njoftimi: Durrës/ Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi...