Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë, që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit, duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në Veriperëndim dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin e vendit, herë pas here shoqëruar me erë të fortë. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin ndërprerje të përkohshme të reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga 8°C vlera më e ulët, deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e mesatare deri e forte, duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi jugor, për pasojë në brigjet detare do...