Analiza: Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit të Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Analiza: Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit të Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Në një ndryshim të papritur të qëndrimit, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ukraina mund të rifitojë të gjithë territorin e saj të pushtuar nga Rusia me ndihmën e mbështetësve evropianë. Deklaratat e tij, të bëra në një postim në rrjetet sociale më 23 shtator, pasi takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shkaktuan reagime të menjëhershme: në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kishin sugjeruar se Ukraina do të duhej të dorëzonte një pjesë të territorit te Rusia në çdo marrëveshje të mundshme të paqes. Në një takim të tensionuar të zhvilluar në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, Trump i tha Zelenskyt se Ukraina “nuk i ka kartat” për ta...