‘Opozita po vuan sepse…”, Klosi: Veliajt iu hoq liria në mënyrë brutale! PS e gatshme për garë

‘Opozita po vuan sepse…”, Klosi: Veliajt iu hoq liria në mënyrë brutale! PS e gatshme për garë

Zgjedhjet e pritshme për Bashkinë e Tiranës dhe çështja ‘Veliaj’ kanë qenë në fokus të emisionit “Trialog” në RTSH nën moderimin e Alba Alishanit, ku përveç tre analistëve Preç Zogaj, Arion Sulo dhe Lorenc Vangjeli, i ftuar në studio ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi. Sipas Klosit, PS është në përgatitje të vazhdueshme për zgjedhjet e ardhshme dhe rruga për zgjedhjet e pjesshme në të 6 bashkitë që do të jenë në garë tashmë është e shtruar. “Jemi të gatshëm për garën e Tiranës që besoj do të jetë e fortë. Presim dhe opozita të ketë kandidatin e saj. Por duket se kjo është e vështirë për ta. Është fatkeqësi për vendin që kemi një opozitë, e cila nuk arrijnë të gjejë...