Dëshmi të rreme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në 2016, prokurorët federalë drejt padisë ndaj ish-drejtorit të FBI-së

Dëshmi të rreme për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale në 2016, prokurorët federalë drejt padisë ndaj ish-drejtorit të FBI-së

Prokurorët federalë në Distriktin Lindor të Virxhinias po përgatiten të kërkojnë nga një juri e madhe të ngrejë padi penale kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, për deklarata të rreme dhënë nën betim para Kongresit në vitin 2020, në lidhje me hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Burime të njohura me hetimin thanë se prokurorët kanë vetëm disa ditë kohë për të paraqitur çështjen përpara se të skadojë afati pesëvjeçar ligjor për ngritjen e akuzës. Nëse juria e madhe pranon ta miratojë padinë, kjo do të shënonte një nga veprimet më të rëndësishme ligjore kundër një ish-zyrtari të lartë gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Hetimi, që është intensifikuar javët e fundit, është bërë edhe më i ndjeshëm politikisht...