Sot mbledhja e qeverisë/ Pritet shkarkimi i Erion Veliajt

Sot mbledhja e qeverisë/ Pritet shkarkimi i Erion Veliajt

Qeveria firmos sot shkarkimin e Erion Veliajt. Mesditën e sotme, kryeministri Rama do të mbledhë qeverinë, ku pritet të miratohet propozimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Presidenti i Republikës do të njoftohet për vakancën në krye të Bashkisë së Tiranës dhe më pas do të dekretuar data e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Një ditë më parë, Prefekti i Tiranës dërgoi zyrtarisht në qeveri propozimin për shkarkimin e Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet në arrest me 13 akuza të rënda penale.