Shkarkimi i kryebashkiakut! Këshilli i Ministrave vulos sot ‘fatin’ e Veliajt! Tirana drejt një kryetari të ri

Shkarkimi i kryebashkiakut! Këshilli i Ministrave vulos sot ‘fatin’ e Veliajt! Tirana drejt një kryetari të ri

Erion Veliaj TIRANË- Këshilli i Ministrave do të mblidhet sot në orën 12:00, ku pritet të finalizohet shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj. Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe propozimi i është dërguar dje Këshillit të Ministrave përmes Prefektit të Tiranës.  Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. PS dhe PD bashkuan votat në Këshillin Bashkiak.  Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në...