Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Danimarkë, alarm tjetër për dronë: mbyllet aeroporti. Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion”
Zhvillimet e 24 orëve të fundit mbi konfliktin Ukrainë- Rusi. Kremlini: “E vazhdojmë luftën. Është gabim të mendosh se Kievi mund të rimarrë territore”. Ukrainasit: “Bllokim në front”. Danimarkë, përsëri dronë: mbyllet aeroporti Një alarm i ri për dronë në qiellin e Danimarkës: rreth orës 22 u mbyll hapësira ajrore mbi aeroportin e Aalborgut. Lajmi u konfirmua nga burime të policisë për mediat lokale. Ndalimi i trafikut, ngjashëm me atë që ndodhi të hënën në Kopenhagë, u shkaktua nga vëzhgimi i dronëve. Von der Leyen: “Rrëzimi i avionëve rusë është një opsion” Rrëzimi i avionëve luftarakë rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të një vendi të NATO-s “është një opsion mbi tavolinë”. Kështu deklaroi Ursula von der Leyen në një intervistë për CNN. “Mendimi im...