Europa League/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen me asist kundër Fenerbahçes, Nottingham rikthehet me barazim pas 30 vitesh “agjërim”, tri pikë për Romën

Europa League/ Sulmuesi i Kombëtares shkëlqen me asist kundër Fenerbahçes, Nottingham rikthehet me barazim pas 30 vitesh “agjërim”, tri pikë për Romën

Europa League ka ngritur siparin për sezonin e ri, me 18 skuadra që zbritën në fushë këtë të mërkurë. Një vëmendje të veçantë e mori takimi në kryeqytetin kroat, aty ku Dinamo e Zagrebit mundi gjigantët turq të Fenerbahçes me rezultatin 3-1. Protagonist në golin e fitores ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, i cili asistoi Beljon në minutën e 51’, duke kaluar në avantazh ekipin e tij për të dytën herë këtë mbrëmje, ndërsa në fund ishte Bakrar që shënoi dhe golin e tretë. Vëmendja kryesore ishte në Sevilje, aty ku finalisti i Conference League, Betis, priste Nottingham Forest, me ekipin anglez që rikthehet të luajë në Europë pas plot 30 vitesh. Edhe pse të besuarit e Ange Postecoglus ishin duke triumfuar...