Ekspertët thonë se po e filloni ditën krejtësisht gabim: Duhet të ndryshoni një zakon

Ekspertët thonë se po e filloni ditën krejtësisht gabim: Duhet të ndryshoni një zakon

Një zakon i përditshëm, që shumica e njerëzve e bëjnë pa menduar, mund të prishë momentet më të rëndësishme të ditës, paralajmëron Dr. Wendy Suzuki, profesoreshë në Universitetin e Nju Jorkut. Në një video të publikuar në Instagram, Suzuki theksoi se truri është në “gjendjen kulmore neuroplastike” menjëherë pas zgjimit – periudha kur ka potencialin më të madh për përqendrim, kreativitet dhe motivim. Sipas saj, përdorimi i menjëhershëm i telefonit e prish këtë proces duke i vjedhur trurit kohën e tij më të fuqishme. “Dopamina dhe kortizoli janë natyrshëm të larta në mëngjes, duke ju dhënë energji për të filluar ditën. Por sapo i drejtoheni ekranit, e humbni këtë avantazh,” shpjegoi ajo. Në vend të kësaj, ajo këshillon të lini telefonin mënjanë për disa orë...