“Nëntori është afati”, Spahiu i bindur për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë: Gjykata s’ka arsye t’i pezullojë

“Nëntori është afati”, Spahiu i bindur për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë: Gjykata s’ka arsye t’i pezullojë

Juristi Kreshnik Spahiu, tha se zgjedhjet për drejtuesin e ri të Bashkisë së Tiranës sipas tij do të bëhen në nëntor. Ai tha se nuk beson që gjykata do i pezullojë. ‘Nuk është respektuar afati dyjavor, që do të thotë sapo është komunikuar një vendim i qeverisë për shkarkimin e një kryetari bashkie pas dy ditësh presidenti i ka dekretuar dhe nuk është respektuar afati një javë pasi është zbardhur dhe dy javë më pas. Për të gjitha rastet nuk është bërë pas 3 javësh. Edhe në rastin e Lefter Allës, dy ditë pas qeverisë ka dal dekreti. Zgjedhjet e Tiranës do bëhen në nëntor, nuk besoj që gjykata do e pezullojë’, tha ai.