Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rubio i thotë ministrit rus të ndalojnë vrasjet
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar bisedime me homologun e tij amerikan, Marco Rubio sipas mediave ruse. Kremlini informoi më parë se ai pritej të takohej me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sipas BBC, ekipi i Rubios ka dhënë detaje nga biseda. “Sekretari Rubio përsëriti thirrjen e Presidentit Trump që vrasjet të ndalen dhe nevojën që Moska të ndërmarrë hapa kuptimplotë drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të luftës Rusi-Ukrainë”, thuhet në deklaratën e shkurtër. Bisedimet ballë për ballë vijnë pasi Donald Trump sinjalizoi dje një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë, duke thënë se tani beson se Kievi mund të rimarrë plotësisht territorin e pushtuar nga Rusia. Asnjëra palë nuk...