Veliaj ndjek live funeralin e tij politik në FB e ‘varrmihësit’

Veliaj ndjek live funeralin e tij politik në FB e ‘varrmihësit’

Edi Rama e burgosi, urdhëroi Këshillin Bashkiak të Tiranës pak javë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste që të nisë procedurat ligjore për shkarkimin e Erion Veliajt. Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk e mendoi dy herë dhe nisi menjëherë "punën".  Një ditë më parë, këshilltarët e bashkisë votuan propozimin për shkarkimin e Veliajt nga detyra ndërsa tashmë fati i tij është në duart e Këshillit të Ministrave që do të mblidhet nesër, përundimi i të cilit dihet. Edhe pse të gjithë kundër tij, Erion Veliaj duket se është prekur në burg nga sindromi i Stokholmit, dhe në vend që të flasë çfarë di për Ramën, siç thoshte kur ishte jashtë se, “do të marr me vete”, ka vendosur ta ndjekë funeralin e vet politik...