Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
E rëndë në Durrës! 51-vjeçari vritet me thikë, nipi e gjen të pajetë në banesë
PAMJE NGA VENDNGJARJA DURRËS-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë. Viktima Valbon Beqiraj, 51 vjeç është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen nr.12 nga nipi i tij. Ka qenë nipi i 51-vjeçarit, i cili lajmëroi më pas Policinë. Nga kqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Policia ndodhet në vendngjarje, teksa ende nuk dihen rrethanat. lajmi në përditësim...