Panik për ministren spanjolle, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit drejt Lituanisë/ Ekspertët: I njëjti rast si me Von der Leyen

Panik për ministren spanjolle, bllokohet GPS i avionit gjatë udhëtimit drejt Lituanisë/ Ekspertët: I njëjti rast si me Von der Leyen

Një avion ushtarak spanjoll që transportonte Ministren e Mbrojtjes, Margarita Robles pësoi një bllokim të GPS-it këtë mëngjes, duke ripërsëritur incidentin e ndodhur në fillim të shtatorit me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Mësohet se avioni ushtarak spanjoll, një A330 ishte duke udhëtuar pranë enklavës ruse të Kaliningradit, në momentin që u bllokua GPS. Ministrja e Mbrojtjes ishte duke udhëtuar drejt Lituanisë ku do të takohej me homologun e saj lituanez Dovile Sakaliene, ndërsa në bord ndodheshin edhe të afërm të pilotëve spanjollë, të cilët marrin pjesë në misionin e NATO-s në krahun lindor të Evropës. Përpjekja e dukshme për të prishur GPS-in e aeroplanit nuk ndikoi në fluturim, pasi avioni merr sinjal nga një satelit ushtarak, sipas gazetës spanjolle El Mundo....