Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarm në Arktik, shkrirja e akullnajave formon 35 ishuj të rinj
Një studim i fundit ndërkombëtar, i publikuar në revistën shkencore Nature, ka zbuluar një fenomen shqetësues në Arktik: si pasojë e shkrirjes së akullnajave, janë formuar 35 ishuj të rinj dhe mbi 2,500 kilometra vijë bregdetare e re në dy dekadat e para të shekullit XXI. Studiuesit analizuan pamje satelitore të më shumë se 1,700 akullnajave në rajone si Groenlanda, Alaska, Arktiku Kanadez, Rusia, Islanda dhe Svalbard. Rezultatet tregojnë se rreth 85% e akullnajave që derdhen në det janë tërhequr ndjeshëm, duke krijuar tokë dhe bregdet të ri çdo vit. Vetëm në periudhën 2000–2020, janë shtuar mesatarisht 123 kilometra vijë bregdetare çdo vit, ndërsa pjesa më e madhe e këtij transformimi është regjistruar në Groenlandë, ku akullnaja Zachariae Isstrom ka krijuar 81 kilometra vijë bregdetare...