Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Presidenti sirian bën thirrje për dialog
Bota E Mërkurë, 24 Shtator 2025 20:04 Presidenti sirian Ahmed al Sharaa gjatë fjalës së tij në OKB ka sulmuar Izraelin për sulmet kundër Sirisë dhe bën thirrje për dialog. “Politikat izraelite bien ndesh me qëndrimin ndërkombëtar mbështetës për Sirinë, gjë që kërcënon kriza dhe luftëra të reja në rajonin tonë”, thotë ai. “Përballë këtij agresioni, Siria është e përkushtuar për dialog”. Al Sharaa i bëri thirrje gjithashtu bashkësisë ndërkombëtare të “qëndrojë pranë Sirisë” përballë sulmeve izraelite. Ai e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se historia e Gazës nuk ka mbaruar dhe se kapitulli i saj i ardhshëm do të jetë një kapitull i titulluar “paqe, prosperitet dhe zhvillim”.