“Identiteti i Shkodrës në rrezik”! Nis ndërtimi I kullës 35 kate në qendër të qytetit

“Identiteti i Shkodrës në rrezik”! Nis ndërtimi I kullës 35 kate në qendër të qytetit

Një vit më parë në Shkodër, qytetarë të shumtë dolën në rrugët e qytetit për të protestuar kundër ndërtimit të një kulle shumëkatëshe në qendër të qytetit. Atë kohë u duk sikur protesta dha efektin e saj dhe kulla nuk do të ndërtohej, por tre ditë më parë, nga kompania kontraktuese tashmë është vendosur tabela, e cila njofton nisjen e punimeve për ndërtimin e një kulle prej 35 katesh. Sipas projektit të afishuar, afati kohor i ndërtimit është parashikuar të zgjasë 84 muaj. Kjo kullë do të ndërtohet në zemër të qytetit të Shkodrës, ç’ka ka sjellë edhe reagime të ndryshme. Urbanisti Imeldi Sokoli shprehet se nuk është kundër modernes apo mundësive të reja, por qytetit, me arkitekturën që ka nuk i përshtatet një ndërtesë...