Hamasi përgatitet për luftë guerile pasi Izraeli hyn më thellë në Gaza

Hamasi përgatitet për luftë guerile pasi Izraeli hyn më thellë në Gaza

Forcat izraelite i janë afruar qendrës së qytetit të Gazës, ndërsa luftëtarët e Hamasit thuhet se po riorganizohen për një luftë të ashpër që pritet të zhvillohet rrugë më rrugë.  Izz al-Din al-Haddad, komandanti ushtarak i grupit, ka urdhëruar të gjithë luftëtarët e disponueshëm në të Rripin e Gazës të mblidhen në qytet, duke u thënë atyre të përgatiten për një “betejë përfundimtare dhe vendimtare”.  Mijëra palestinezë janë detyruar të largohen nga qyteti që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore javën e kaluar.  Izraeli e përshkruan qytetin si “bastionin e fundit” të Hamasit dhe thotë se qëllimi i tij është të “eliminojë terroristët” dhe të shpëtojë 48 pengjet e mbetura, 20 prej të cilëve mendohet se janë gjallë.  Forcat Mbrojtëse të Izraelit vlerësuan javën e kaluar se deri në 3,000 luftëtarë të Hamasit ishin në qytet. ...