Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët pas takimit në selinë e PS (VIDEO)

Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët pas takimit në selinë e PS (VIDEO)

Një ditë pas Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim deputetët dhe ministrat e PS për qarkun e Tiranës.  Pas mbledhjes që u zhvillua në selinë e PS-së ku në fokus ishin zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, kryeministri Rama është ulur për një kafe në barin pranë partisë.  Në tavolinën e Ramës janë ulur në fillim ministrat, por Rama ka ftuar edhe deputetët.