Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqiptarët nuk mbyllin dot muajin”/ PL, ngre akuza të forta ndaj qeverisë: Ndërtimi i kullave, burim i parave të pista
Zv.Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar një rritje alarmante të çmimeve të banesave, duke u renditur e dyta në Europë pas Polonisë për rritjen më të madhe të çmimit të pasurive të patundshme. Ajo theksoi se sipas raportit të “Deloitte Property Index 2025”, çmimi mesatar i një metri katror në Shqipëri ka arritur në 1620 euro, me një rritje prej 16.6% krahasuar me vitin 2024 dhe se kjo situatë ngre shqetësime të mëdha për qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me pasiguri ekonomike dhe kushte të vështira për blerjen e një banese.