Presidentja Osmani takon Sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio në New York

Presidentja Osmani takon Sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara. Krahas fotos që ka ndarë në Facebook, Presidentja shkruan: Me Sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga Presidenti Trump. Osmani ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Takimi i Osmanit me Rubion vjen pasi më herët gjatë shtatorit raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një krisje. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se...