Tabaku: 12 vite emigracion, shqiptarët largohen nga mungesa e shëndetësisë, arsimit dhe pagave dinjitoze

Tabaku: 12 vite emigracion, shqiptarët largohen nga mungesa e shëndetësisë, arsimit dhe pagave dinjitoze

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin e eksodit të shqiptarëve gjatë 12 viteve të fundit, duke theksuar se çdo familje njeh një të afërm apo mik të larguar nga vendi. Sipas saj, shifrat janë kokëforta: vetëm në tremujorin e fundit janë larguar nga forca aktive e punës 11 mijë shqiptarë të moshës 15-29 vjeç, ndërsa 7 mijë të tjerë nga mosha 35-65 vjeç. “Arsyet janë të qarta – mungesa e shëndetësisë, arsimi i dobët për fëmijët, mungesa e mbështetjes sociale, pagat e ulëta dhe rritja e çmimeve. Ekonomia funksionon vetëm për një pakicë, ndërsa shumica e qytetarëve janë lënë pas dore,” theksoi Tabaku. Ajo shtoi se standardet europiane, për të cilat shqiptarët janë detyruar të emigrojnë, duhet të ndërtohen në vend...