Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama ulet në kafe me ministrat dhe deputetët pas takimit në selinë e PS
Një ditë pas Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama mblodhi sot në një takim deputetët dhe ministrat e PS për qarkun e Tiranës. Pas mbledhjes që u zhvillua në selinë e PS-së ku në fokus ishin zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, kryeministri Rama është ulur për një kafe në barin pranë partisë. Në tavolinën e Ramës janë ulur në fillim ministrat, por Rama ka ftuar edhe deputetët.