“U detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn”, Rama: S’mund të lejojmë një histori drejtësie të marrë peng kryeqytetin

“U detyruam të ndërmarrim një hap të debatueshëm në raport me Erion Veliajn”, Rama: S’mund të lejojmë një histori drejtësie të marrë peng kryeqytetin

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pasditen e sotme ka mbledhur në selinë rozë ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës. Kreu i PS-së deklaroi se pas shtatë muajsh pa një kryetar bashkie të votuar dhe pa një vendim përfundimtar të drejtësisë, ishte e domosdoshme ndërmarrja e hapit për shkarkimin e kryetarit në mungesë të Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se ky vendim, i miratuar dje nga Këshilli Bashkiak, synon t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja dhe të shmangë bllokimin e punëve të kryeqytetit, duke e cilësuar si një veprim të detyruar në interes të qytetarëve. Edi Rama: Pas 7 muajsh pa një kryetar bashkie të votuar në kryer të detyrës dhe po ashtu pa një kryetar bashkie të dënuar nga drejtësia, u detyruam të...