Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            “Mungesë e theksuar meritokracie”, Faik Basha largohet nga Partia e Lirisë
                            Faik Basha ka dhënë dorëheqjen nga çdo post që mbante te Partia e Lirisë. Sipas tij, ky vendim vjen pas “një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë”. “Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike. Kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka...