Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Osmani takoi sekretarin Rubio, zhvilloi një bisedë “përmbajtësore”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka zhvilluar një bisedë “përmbajtësore” me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara. Osmani ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. “Me sekretarin Rubio, një bisedë përmbajtësore mbrëmë në kuadër të pritjes së organizuar nga presidenti [amerikan, Donald] Trump”, shkroi Osmani në Facebook, pa dhënë detaje të tjera për këtë takim. Takimi i Osmanit me Rubion vjen pasi më herët gjatë shtatorit raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të...