Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LIVE/ Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Rama mbledh ministrat dhe deputetët
Një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga këshilli bashkiak, Kryeministri Edi Rama ka thirrur pasditen e kësaj të mërkure, në orën 18:00, ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Fillimisht ai mblodhi në orën 11:00 katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani. Në takim ishte edhe drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu, që është njëherësh kandidate zyrtare e PS për këtë bashki, propozuar nga vetë Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Në qendër të diskutimeve mësohet se ishte organizimi i këtyre zgjedhjeve.