“Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë”, Zelensky flet në OKB: Paqja varet nga të gjithë ne

“Mos heshtni ndërsa Rusia vazhdon ta zvarrisë këtë luftë”, Zelensky flet në OKB: Paqja varet nga të gjithë ne

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se Rusia nuk dëshiron armëpushim. “Ukrainasit janë njerëz paqësorë edhe gjatë gjakderdhjes. Nuk ka armëpushim sepse “Rusia refuzon”, thotë ai, duke shtuar se ata rrëmbejnë “mijëra” fëmijë ukrainas. Zelensky tha se Rusia nuk i ka ndaluar bombardimet, madje as në zonat pranë objekteve bërthamore. Ai thotë se për shkak se institucionet ndërkombëtare janë “shumë të dobëta, kjo çmenduri vazhdon”. Presidenti ukrainas vëren se “edhe të jesh pjesë e një aleance ushtarake afatgjatë  si NATO nuk do të thotë automatikisht se je i sigurt”, teksa i referohet sulmeve të Rusisë në hapësirat ajrore polake dhe estoneze. Lufta tashmë ka prekur “shumë njerëz”, thotë Zelensky, duke theksuar...