Aksident i frikshëm me vdekje në Greqi/ Gruaja turke humb jetën pasi makina përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

Aksident i frikshëm me vdekje në Greqi/ Gruaja turke humb jetën pasi makina përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

Një aksident me pasojë vdekje  të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio. Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin dy shtetas turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor pa shenja jete nga automjeti. Ndërsa djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në makinë, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes. Top Channel