PAMJET- Dhunohen policiët e Rinasit, asnjë në pranga! Policia: Nuk i hetuam se kërkuan falje

PAMJET- Dhunohen policiët e Rinasit, asnjë në pranga! Policia: Nuk i hetuam se kërkuan falje

Xhelal Qefalia TIRANË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda Aeroportit Ndërkombëtar Nënë Tereza, ku disa qytetarë kanë dhunuar efektivët e policisë. Incidenti në fakt raportohet të ketë ndodhur në fillim të muajit shtator më 6 shtator rreth orës 02:30 të mëngjesit, por deri në publikimin e pamjeve ngjarja nuk u raportua as nga aeroporti dhe as nga Policia e Shtetit.  Në imazhet shihen disa qytetarë duken duke dhunuar efektivët e policisë në ambjentet e aeroportit të Rinasit, ndërkohë që ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë. Personat të cilët u përplasën me policët dhe punonjësit e sigurisë së aeroportit, dyshohej të ishin nipat e ish-deputetit Xhemal Qefalia.  Sipas Policisë së Shtetit, familja me rreth 18 anëtarë do të udhëtonin për pushime drejt Antalias në Turqi me çarter....